Monday, February 23, 2015

Vidhen 10 mijë euro në takimin ku ishte edhe Drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna

Një vjedhje prej 10 mijë eurosh e raportuar në Policinë e Kosovës ka ndodhur në një lokal në Veternik, Prishtinë. Vjedhja ndodhi në natën në mes 10-11 shkurtit të vitit 2015 dhe si para të humbura i denoncoi biznesmeni H.A. që operon në fushën metalurgjisë.

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe Policia e Kosovës.
“Rasti të cilit ju i jeni referuar është raportuar në Polici. Personi ka raportuar se derisa sa ka qenë me disa shokë duke pirë kafe në një qendër tregtare në Veternik nga gjepi i jaknës së tij ju kanë marrë paratë”, thuhet në përgjigjet e Policisë për Gazetën Express.
Policia nuk jep detaje për miqtë e biznesmenit që ishin në shoqëri me të, pos që thotë se “sipas deklaratës së viktimës pala nuk ka qenë në takim zyrtar”.
Express merr esh se në shoqëri të këtij biznesmeni ishte vetë Drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna.
Edhe pse gazeta ka bërë pyetje të drejtpërdrejta më shumë se një herë për prezencën e Rafunës në këtë takim, Policia nuk e ka mohuar këtë gjë.
“Njësit patrolluse e kanë inicuar rastin, dhe tani rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve stacioni policor kompetent. Rasti ende është nën hetime dhe të gjitha procedurat hetimore do të kryhen konform ligjit”, thuhet tutje në përgjigjet e Policisë për Express.
Gazeta Express ka pritur për më shumë se një javë përgjigje edhe nga biznesmeni që i humben paratë në takim, por i njëjti nuk ka pranuar që të flasë, pos që stafi i tij kanë konfirmuar që i kanë pranuar pyetjet.
Në këtë rast, shtrohet pyetja se çka kërkonin 10 mijë euro në një takim ku ishte pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna?
A ishin para ryshfeti këto, kur biznesmeni që i deklaroi si të humbura paratë lidhet drejtpërsëdrejti me punën e Doganave?
Sipas Dokumenteve që i posedon Gazeta Express, ky biznesmen është importues i metaleve në Kosovë, përmes Doganave të Kosovës, në vlera qindra mijëra euro

No comments:

Post a Comment