Wednesday, February 18, 2015

Herrmann: Azilkërkuesit do t’i kthejmë brenda pak javësh në Kosovë

Ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Herrmann i ka porositur qytetarët e Kosovës mos t’ia mësyjnë Gjermanisë sepse nuk ka asnjë shans për azil.

Ai në një intervistë për Deutsche Welle ka porositur qytetarët e Kosovës që mos ta braktisin vendin e tyre, nga ana tjetër ai kërkon nga Bashkimi Evropian ta ndihmojë më shumë këtë vend.
“Do të ishte fatale për dikë që dorëzon shtëpinë apo banesën në Kosovë për të kërkuar një të ardhme këtu në Gjermani. Brenda pak javësh ai do të jetë sërish në Kosovës dhe do të duhet të përpiqet ta riorganizojë rishtazi jetën e tij. Unë i këshilloj të qëndrojnë në Kosovë”, është shprehur Herrmann.

No comments:

Post a Comment