Saturday, February 28, 2015

Ish-shefi i MI6: Rusia rrezik potencial për Britaninë e Madhe

Rusia është një rrezik potencial për Britaninë dhe vendi duhet të përgatitet për të marrë masa për të mbrojtur veten dhe aleatët e tij, ka thënë ish-­kreu i MI6.

Sir John Sawers, i cili kohët e fundit ka dalë në pension, pas pesë vitesh si shef i Shërbimit të Fshehtë të Inteligjencës, tha për BBC se Rusia përbën një ” kërcënim shtetëror”.
Sir John tha se kërcënime të tilla do të kërkojnë më shumë shpenzime për mbrojtjen. Ai bëri thirrje që çështjet me Rusinë duhet t’i adresohen një “dialogu në rritje”.
Sawers tha se ai ishte i zhgënjyer se si, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Rusia dhe rruga e Europës kishin dështuar të konvergojnë me njëra ­tjetrën.
Kërcënimi rus nuk është ” domosdoshmërisht drejtpërdrejt në Britaninë e Madhe, por në vendet rreth saj”, tha ai.
“Rusia vazhdon të na kujtojë se ata kanë armë bërthamore. Një nivel në të cilin Rusia dhe Amerika janë të barabartë, është ai në nivelin e armëve bërthamore. Por ne nuk duam të kemi një përsëritje të krizës së raketave kubaneze të viti 1962 kur ne shkuam në prag të luftës bërthamore. Ne duhet të jemi në gjendje ta trajtojmë këtë çështje nëpërmjet dialogut në rritje”, tha ai.
Komentet e tij u bënë pak orë pasi kritiku i fortë i Putin, politikani opozitar Boris Nemtsov u qëllua me 4 plumba afër Kremlinit në Moskë.
“Ne nuk duhet të gënjejmë veten se Rusia është në rrugën drejt demokracisë, sepse ajo nuk është,” tha Sir John.

No comments:

Post a Comment