“Ata mbesin anëtarë të Qeverisë së Kosovës. Shpresoj se së shpejti do të kthehen. Nuk kam një përgjigje të saktë se kur ata do të vijnë dhe të marrin pjesë në seancën e Qeverisë. Por do ta bëjnë edhe propozimin për një anëtar të Qeverisë në vend të ish-ministrit Jablanoviq”, ka thënë Mustafa.
Ai ka nënvizuar se pjesa tjetër e koalicionit është e interesuar që të ketë një bashkëpunim të mirë me Listën Serbe në mënyrë që pjesëmarrja e tyre të ndikojë në zgjidhjen e problemeve konkrete jo vetëm të qytetarëve serbë në komunat me shumicë serbe, por edhe qytetarëve të tjerë, “sepse ata udhëheqin ministri që përkujdesen për problemet e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.
No comments:
Post a Comment