Friday, February 27, 2015

Matoshi: Kryeministër thuaj Blerandit se e ke dhi punën

Publicisti Halil Matosh e ka quajtur marrëzi deklaratën e Ministrit Blerand Stavileci se shqiptarët që kanë pagë prej 300 euro në muaj s’duhet të lindin nga shtatë fëmijë.

Për këtë deklaratë, Matoshi ka kërkuar nga Kryeministri Isa Mustafa t’i drejtohet Stavilecit me të njëjtat fjalë që Ambasadorja Amerikane iu kishte thënë liderëve politikë, tëcilët mbanin të bllokuar formimin e institucioneve.
“Hajde Kryeminsitër guxo e thuej: Blerand, e ke dhie punën….!? (Shprehje e amerikanes Jacobson.)”, ka shkruar Matoshi.
Lexojeni të plotë reagimin
Marrëzinat e ni Qeverie:
Masi qe edhe vet Kryeministri po derdellis pa lidhje, kur shumica e ministrave t’Kabinetit të tina qeveritar llapin n’publik lidhje e pa lidhje, ai i rras veshët n’lesh.
Ministra t’padijshëm e pa ide kreative, plot mllefe e komplekse, urrejtje etnike e fetare, duke u shfaq madje deri edhe si neo-maltusian (Stavileci) e turbonacionalist (Valon Murati) i cili flet marrzina: “Pozita e privilegjuar e komuniteteve joshqiptare, e veçanarisht ajo e komunitetit serb, është njëra prej arsyeve kryesore për emigrimin e shqiptarëve të Kosovës”, kurse ni tjetër paskah thanë se “shqiptarët e Kosovës po kin nga frika prej demostrtatave tw VV-së” ectr.
Një natë, Kryeministri si me u pas que jerm, i etiketoi gazetarët si ‘qëllimkqij’ që shohin veç zi; ni tejtër natë fton qytetarët me u krenue me Rita Orën (ndonëse gjatë ndarjes së OSCAR ajo pozonte pa brekë!? (A i kujtohet sot dikujt i kujtohet slogani “Mbreti asht lakuriq”!?); të tretën natë, ai e lavdojke veten duke kritikue KTV-në: “Uh sa mirë kisha folë e ia kisha qëllu…” etj.
Shqiptarët e Kosovës janë kanë que peshë kur nifar Mihailo Kertes, një ish shef i shërbimit të sigurimit shtëtror serb (DB), njeri i pushtetit fashist të Millosheviqit, tue folë për natalitetin e naltë në Kosovë, i pati quejt nanat kosovare ‘lavatriqe’
Kurse tash në pushtetin demokratik të Kosovës së lirë, dilemës Maltusiane të ministrit Blerand Stavileci se a duhet me ba thmi ata që e kanë rrogën 300 euro, Kryeministri iu përgjigj me shukatologji!?
Sepse Stavileci është i PDK-së, që ka një shef e strukturim tjetër, që ka tjera orientime dhe tjera detyrime…
Hajde Kryeminsitër guxo e thuej: Blerand, e ke dhie punën….!? (Shprehje e amerikanes Jacobson.)
Megjithë dilemat neomaltusiane të BS (Neo-Malthusianismi avokon për programe të kontrollit të popullsisë, për të sigurue burime për popullsinë aktuale dhe të ardhshme) unë, si fëmija i 11 –të i prindve t'mi, avokoj që të gjithë fëmijët kanë nevojë për bazat e jetës - si ushqim, ngrohtësi, strehim dhe veshje.
Por ata gjithashtu duhet të ndihen të dashur dhe të sigurt.
Duke u dhanë fëmijëve tanë të gjitha gjërat që ata kanë nevojë, ne dëshmojmë që jemi njerëz të mirë dhe shtetar të mirw dhe duem me e ndërtue ni shtet të lirë dhe normal

No comments:

Post a Comment