Tuesday, February 17, 2015

Thaçi fajëson Brukselin për mos liberalizimin e vizave: Është vendim politik i padrejtë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se liberalizimi i vizave po shtyhet pa drejtësisht. Ai ka thënë se Brukseli dhe pesë shtetet që s'po e njohin Kosovën janë duke e shtyrë këtë proces.

Thaçi ka thënë se qytetarët e meritojnë liberalizmin dhe Qeveria i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.
“Brukseli është vonuar për Kosovën. Është definitivisht vendim politik i padrejtë i Brukselit në raport me Kosovën dhe për shkak të pesë vendeve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi në Rubikon të KTV’së.
Ai sot nuk ka dashur të jap ndonjë datë konkrete për liberalizmin të vizave, vetëm ka thënë se kjo mund të ndodh gjatë këtij viti.
" Nuk jam i sigurt të jap më data. Këtë tani nuk mund ta thotë askush. Por besoj që procesi mund të përfundojë brenda këtij viti", ka thënë Thaçi. 
Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në Rubikon të KTV-së, ka folur edhe për drejtësinë.
Sa i përket drejtësisë, ai ka lavdëruar këto institucione, duke i quajtur ato si më të pavarurat nga të gjitha në vend.
“Institucionet e drejtësisë në Kosovë, janë institucionet më të pavarura në vend”, ka theksuar Thaçi. 

No comments:

Post a Comment