Saturday, February 21, 2015

Albin Kurti thotë se është demokraci gara me një kandidat për Kryetar të VV

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar votimin në Prishtinë për kryetar të saj. Me këtë rast, lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti tha se Vetëvendosje me zgjedhjet e saj po dëshmon lirinë dhe demokracinë që ka për brenda

I pyetur nëse është demokraci kandidimi i vetëm një kandidati për kryetar, Kurti tha se të gjithë kanë pasur mundësinë të kandidojnë sikurse kanë mundësinë të votojnë.
Ndërsa, nuk ka bërë të ditur se a ka votuar pro apo kundër kandidatit të vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Ndryshe, së bashku me Kurtin kanë votuar edhe Ilir Deda, Xhelal Sveqla e anëtarë tjerë të Vetëvendosjes, përcjell kp.
Sot do të votohet në Artanë, Besianë, Dardanë, Drenas, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kaçanik, Lipjan, Prishtinë, Shtërpcë, Skënderaj dhe Viti.
Kurse, nesër në Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Kastriot, Klinë, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Therandë dhe Vushtrri.
Votimi do të mbahet gjithashtu në datat 21 dhe 22 shkurt në gjashtë Qendra të mërgatës: Angli, Austri, Belgjikë, Gjermani, Norvegji dhe Zvicër.

No comments:

Post a Comment