Shkodran Mustafi, mbrojtësi shqiptar, ka zgjuar interesimin e Tottenhamit pas paraqitjeve të mira me Valencian në La Liga.
Sipas talkSPORT, ekipi i Mauricio Pochettino kërkon ta ketë në skuadër Mustafin për sezonin e ardhshëm.
Ekioi anglez ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Valencias për Shkodran Mustafin, por trajneri Pochettino e sheh te 22-vjecari si zëvendësuesin ideal të Younes Kaboul, i cili pritet të largohet nga ekipi.
Kurse, sipas SuperDeporte, interesim për reprezentuesin e Gjermanisë ka shfaqur edhe ekipi gjerman, Borussia Dortmund.
Mustafi u transferua te Valencia nga ekipi italian, Sampdoria, për tetë milion euro. Ai deri më tani ka regjistruar 19 paraqitje dhe tre gola me ekipin nga Mestalla.
No comments:
Post a Comment