Kështu thuhet në një rekomandim të organizatës EC Ma Ndryshe. Zyrtarët e drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Prishtinës, i kanë thënë kësaj organizate se projekti i parkingjeve në qytetin e Prishtinës është në proces të hartimit dhe se faza projektuese për zonën qendër të qytetit tashmë ka përfunduar, realizimi ka filluar, por ende nuk ka përfunduar.
Së shpejti pritet të nisë faza projektuese e zonës Dardania, Ulpiana dhe Bregu i Diellit.
“Krahas pengesave tjera, automjetet e parkuara në trotuare janë ndër pengesat më të shpeshta të lëvizjes së qytetarëve në rrugët qytetit të Prishtinës. Për këtë arsye është më se e domosdoshme që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje e efektshme, për të evituar fillimisht ngarkesën e trafikut në qendër të qytetit dhe për t’i liruar trotuaret dhe sipërfaqet tjera të hapësirës publike për lëvizje të lirë të qytetarëve. Por, në anën tjetër shpresojmë që zgjidhjet e ofruara me projekt të komunës të mos kenë efekt të kundërt në hapësirën publike, duke krijuar pakënaqësi të banorët me ngushtimin e tejskajshëm të hapësirës rreth ndërtesave që i banojnë”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.
No comments:
Post a Comment