“Kosova sapo ka festuar 7 vjetorin e pavarësisë të saj por mbrapa buzëqeshjeve mungon vullneti, entuziazmi. Në një atmosferë të një shpartallimi ekonomik, më shumë se 20 mijë kosovarë kanë lëshuar shtetin e tyre që nga fillimi i vitit. Dhjetëra autobusë i presin në Prishtinë për çdo ditë”, raporton reporteri i këtij televizioni.
Një qytetar i intervistuar nga ky televizion, ka thënë se po ikin sepse nuk mund të gjejnë punë.
“Nuk ka ardhmëri këtu, asgjë. Ku janë politikanët që janë të thirrur me u marr me popullin e tyre? Ata do të duhej të na shohin këtu, por janë ulur nëpër zyre të tyre”, citohet të ketë thënë ky qytetar.
“Nuk ka ardhmëri këtu, asgjë. Ku janë politikanët që janë të thirrur me u marr me popullin e tyre? Ata do të duhej të na shohin këtu, por janë ulur nëpër zyre të tyre”, citohet të ketë thënë ky qytetar.
Itinerari është preciz, sepse nga viti 2013 kosovarët mund të shkojnë në Serbi pa viza. Ata shkojnë në qytetin kufitar të Paliqit, ku rrjete të trafikantëve i përcjellin për në Austri dhe Gjermani. Çmimi i udhëtimit, nga 400 deri ne 2000 euro për person, përcjell albinfo. Shpeshherë ata ndalohen gjatë rrugëtimit të tyre. Në muajin janar 13000 kërkesa për azil janë paraqitur në këtë shtet,ndërsa 3630 në Gjermani, 1029 në Austri dhe 112 në Zvicër.
Televizioni ka marrë një prononcim edhe nga ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.
“ Njerëzit kanë kuptuar që në Zvicër nuk e kanë asnjë shans për të ardhur dhe për të paraqitur një kërkesë për azil”, citohet të ketë thënë ambasadori Malaj.
“ Njerëzit kanë kuptuar që në Zvicër nuk e kanë asnjë shans për të ardhur dhe për të paraqitur një kërkesë për azil”, citohet të ketë thënë ambasadori Malaj.
Megjithatë, në shumë shtete evropiane sikurse në këtë rast në Gjermani, gjasat për të fituar një leje qëndrim janë gati të pamundura, thotë ky televizioni.
“Për ne është e dhimbshme të shohim këta të rinj të cilët bien në këtë kurthe të thashethemeve, te elementeve mafioze, duke shpresuar qe në Evropë do të gjejnë një jetë më të mirë. Por pasi të vijnë njëherë njerëzit e kuptojnë që gjendja është krejt ndryshe, dhe një pjesë e madhe prej tyre ka filluar te kthehet në Kosovë”, citohet më tej Malaj.
40% e kosovareve jetojnë në varfëri dhe papunësia tejkalon 35%. Kosova është i vetmi shtet i rajonit banorët e të cilit nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm në hapësirën Schengen, një gjendje e cila shtyn qytetarët e saj që të përdorin të gjitha mundësitë për të dalë jashtë, dhe të bien pre të mafies e cila premton vende të punës fiktive.
No comments:
Post a Comment