Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me anëtarët tjerë të Kryesisë ka bërë homazhe sot në varrezat e familjes Jashari për nder të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Veseli, u ka uruar shtatëvjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke thënë se Prekazi është vendi që tregon se sa shumë duhet të bëhet për Kosovën.
“Ky vend heroik është Prekazi, këtu prehet trupi i komandantit të luftës Adem Jashari. Është vend i përkujtimit, moment i përkujtimit dhe në të njëjtën kohë edhe reflektimit se sa shumë ende duhet të bëjmë për vendin tonë në mënyrë që ta kemi më të zhvilluar për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Veseli.
Kryeparlamentari Veseli, pas homazheve i ka bërë edhe një vizitë shtëpisë muze të familjes Jashari.
Homazhe tek varrezat e familjes Jashari, kanë bërë edhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta dhe familjarët e të pagjeturve dhe shumë qytetarë tjerë.
No comments:
Post a Comment