Në një reportazh të gjatë, kjo gazetë provon të gjejë edhe shkaqet për këtë ikje masive të qytetarëve të vendit.
Sipas kësaj gazete, mijëra kosovarë aktualisht po udhëtojnë në shpresën e azilit në Gjermani.
Thashethemet se në Gjermani ka vende për njerëzit e gatshëm për të punuar, kanë vazhduar tash disa muaj në Kosovë.
Kjo gazetë më pas shkruan se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po i thërret njerëzit që të qëndrojnë në Kosovë- dhe shumë prej tyre ose janë futur në borxhe për udhëtimin në Gjermani ose kanë shitur pasurinë e tyre por shumica absolute prej tyre kanë pak shanse për të marrë azil.
Kjo d.m.th. që gjendja e tyre do të jetë edhe më i vështirë në çastin që do të kthehen në atdheun e tyre shkruan "Süddeutsche Zeitung", raporton Gazeta Blic.
Sipas kësaj gazete, shkaku i vërtetë i ikjes masive të kosovarëve është si pasojë e qeverisjes së keqe për vite me radhë dhe se qytetarët e këtij shteti të ri nuk kanë më iluzione por duan të kenë të drejtën të “ëndërrojnë” për jetë më të mirë në perëndim dhe konkretisht në Gjermani./Gazeta Blic/
Reportazhin e plotë të 'Süddeutsche Zeitung' në gjermanisht mund ta gjeni KËTU.
No comments:
Post a Comment