Sunday, February 22, 2015

Intervistë| Viggo Mortensen: Përvoja duhet të t’u japë liri

Njerëzit janë kontradiktorë dhe pikërisht kjo i bën interesantë. Nuk ma do mendja se do të ndjehesha mirë sikur të punoja me Hitchcockun. Unë flas frëngjisht, por jo aq sa ishte e nevojshme për atë film. As arabisht nuk flas, por e kam mësuar. Flet Viggo Mortensen, aktor, poet, muzikant, fotograf e piktor me prejardhje amerikano-daneze.

Z.Mortensen, a ka pasur raste kur ju kanë quajtur gënjeshtar?
Mortensen: Deri diku secili është, apo jo? Njerëzit janë kontradiktorë dhe pikërisht kjo i bën interesantë. Nëse do të ishin të parashikueshëm, atëherë nuk do ishte kaq interesante. Madje edhe filmat që shfaqen me karaktere të paparashikueshme janë më interesant, se sa ata filma në të cilët karakteri sillet në të njëjtën mënyrë gjatë gjithë kohës. Nuk është e thënë që kjo të jetë pika kryesore e një filmi, por mua më pëlqejnë ato karaktere.
A është më e vështirë të luhet një karakter i pafajshëm?
Mortensen: Patjetër, prandaj shpesh herë as unë nuk jam i sigurt në mund ta bëj këtë. Por, nuk është se ka shumë skenarë të mirë, kështu që kur vjen një i mirë, unë them ‘nuk ka ndonjë arsye pse të mos e bëj’ përveç faktit që kam frikë nga dështimi në prova. Nëse skenari më përshtatet dhe nëse njerëzit më punësojnë për një rol, atëherë frika që më shfaqet nuk është një arsye aq e fortë sa ta refuzoj atë rol.
Cila është një arsye e mirë për të thënë jo?
Mortnesen: Për shembull, kur shkoni në punë, është mirë të ndjeheni sikur po shkoni vetëm të bisedoni me njerëzit me të cilët do punoni. Edhe pse e admiroj shumë punën e tij, bëmat e tij teknike, nuk ma do mendja se do të ndjehesha mirë sikur të punoja me Hitchcockun.
Pse jo?
Mortensen: Këndvështrimi im është se ai nuk u ka dhënë shumë hapësirë aktorëve që të mendojnë rreth karakterit. Mendoj, se kjo shfaqet edhe tek filmat e tij më të mirë, përveç kur luan dikush si Jimmy Stewart apo Cary Grant të cilët janë më të mprehtë dhe që mund të shfaqin një lloj nuancë të performancës. Përndryshe, shumica e personazheve në filmat e tij nuk janë të lirë, sepse ai nuk i lë të marrin frymë, as si aktorë, madje as si njerëz. Ndoshta kjo është e vetmja mënyrë që ai ka mundur t’i realizojë filmat e tij, por kush nuk do të thoshte që filmat e tij nuk do të ishin edhe më të mirë, sikur ai t’i linte aktoret të marrin frymë?
Çfarë lloje të gjërave të sjellin me liri?
Mortensen: Ka mënyra të ndryshme rreth përgatitjes…është një gjë që unë e bëj gjithmonë, e pyes vetën se çfarë ndodh kur një karakter lind që nga faqja e parë e skenarit. Për mua këtu fillon e tëra. Nëse arrini ta bëni këtë, atëherë keni mbaruar gjysmën e punës. Këtë vit kam punuar në disa filma që kanë zënë vend në Algjeri, kështu që unë shkova atje. Unë flas frëngjisht, por jo aq sa ishte e nevojshme për atë film. As arabisht nuk flas, por e kam mësuar.
Sigurisht që e keni bërë.
Mortensen: Një filmin e quajtur ‘The two faces of January’, kam folur shumë pak anglisht në mënyrën se si e flas unë, por kam pasur aspekte për të shfaqur gjatë lojës, si fizikaliteti dhe tiparet tjera që më është dashur ti luaj, gjërat që lidheshin me karakterin e filmit, me përshkrimet e karaktereve në roman. Ngjarja e filmit zhvillohet në vitin 1962, kështu që mendova për brezin e prindërve të mi, njerëzit të cilët nuk i harroj, që ishin amerikanë të cilët kishin një mënyrë të caktuar të lëvizjes, që kishin stilin e tyre të veshjes dhe mendoj që ishin shumë të lezetshëm. ( qesh)
Si i imagjinoni njerëzit e viteve ’60?
Mortensen: Ishin pak më ndryshe se sa burrat që rriteshin në vitin 1930, të cilët ishin në Luftën e Dytë Botërore dhe që ishin prekur nga ajo gjatë rritjes. Nuk kishte ndonjë etikë të caktuar në sjellje. Në vitet 1930, edhe një punëtor fabrike do ta vishte një pallto, sikur ta kishte. Mënyra se si i shoh ka të bëjë me dinjitetin personal. Aktorët që shkojnë për të punuar në Angli, në një studio, shpesh shkojnë të punojnë të veshur me kostume dhe me kravatë, shpesh edhe i tërë ekuipazhi do vishet ashtu.
Në ditët e sotme a kujdesen njerëzit me pak për pamjen e jashtme?
Mortensen: Mendoj se është më ndryshe…shkon me faza. Askush nuk mërzitet për të shokuar tjetrin me stil. Unë përpiqem të vesh rroba të pastra, por nuk jam i vetëdijshëm nëse jam i interesuar për modën. Kjo varet nga koha se ku jeni, me kë jeni dhe se me çfarë grupi të njerëzve jeni. Mendoj, se ditëve të sotme moda dhe stili po bëhen gjithnjë e më homogjene, sepse të njëjtat dyqane tashmë janë në Madrid, Nju Jork, Buneos Aires, etj. Ndryshimet nuk dallohen edhe aq shumë.
Globalizimi i kulturës është duke vazhduar tutje.
Mortensen: Në vitet ’50 filloi lëvizja Beat dhe poezitë e filmat e gjeneratës Beat u bënë gjithnjë e më të rëndësishëm, veçanërisht në Amerikën e Veriut dhe filloi që të ketë ndikim edhe tek europianët. Në fillim të shekullit 20, librat dhe teatri kishin rëndësi, por nga viti 1950 ishin filmat ata që ndikonin në pamjen e njerëzve. Të gjithë dëshironin të dukeshin si Marlon Brando, pa marrë parasysh nëse ishin amerikan, francez ose gjerman
Dhe pastaj dëshironin të dukeshin si James Dean.
Mortensen: Pikërisht! Ai ka pasur një ndikim të madh në vitet 1962, dhe nëse nuk keni qenë person akademik, ose lexues i mirë, nuk mund të uleshit edhe të bisedonit për romanet, për filmat, për muzikën pop, jazz, etj.
Për ju, a është e rëndësishme të qëndroni i informuar mbi kulturën pop?
Mortensen: Është shumë e pazakontë ta takojmë dikë që është në moshën 85 ose 90 vjeç, dhe të thoni, ‘kjo grua ose ky burrë janë shumë interesantë. Ajo është e interesuar për atë se çka po ndodh tani. Asaj nuk i pëlqen muzika rap, por e dëgjon atë,’ diçka të tillë. Njerëzve u pëlqen që të jenë të veçantë. Sepse, përvoja duhet t’i bëjë më të lirë, më të hapur, më të informuar, më të sjellshëm, më të urtë.
Fatkeqësisht kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Mortensen: Mendoj se kjo është e natyrshme tek njerëzit. Sa më shumë përvojë që ke, aq më shumë kohë keni kaluar mbi tokë dhe aq më shumë pendime akumuloni. Kjo është normale. Askush nuk mund të bëjë gjithçka në mënyrë të përsosur, askush nuk është i përsosur. Prandaj, edhe njerëzit gabojnë, por nëse rrihet e mendohet vetëm për gabimet, atëherë i bie që nuk jeni me këmbë në tokë. Duhet shumë mund për të qëndruar mendje hapur.
Cila është mënyra juaj?
Mortensen: Duke i bërë gjërat, duke vepruar, duke luajtur karaktere të ndryshme, kam menduar ‘Si mund ta luaj këtë djalë? Në të vërtetë unë nuk e shoh botën në këtë mënyrë, nuk vesh rrobat e njëjta si ai, nuk shoh si ai dhe nuk mendoj si ai.’ Është gjë e ndërgjegjshme që këtë ta mbani deri në fund. Unë jam i detyruar ta bëj për shkak të profesionit që kam. Megjithatë, mendoj se jam me fat.

No comments:

Post a Comment