Sunday, February 22, 2015

Menaxheri i Toures trondit Interin

Dimitri Selcuk, menaxheri i Yaya Toures, insiston se mesfushori nuk do të largohet nga Manchester City

Dimitri Selcuk, menaxheri i Yaya Toures, e ka një lajmë të keq për trajnerin e Interit, Roberto Mancinin. Ai ka këmbëngulur se reprezentuesi i Bregut të Fildishtë dëshiron që karrierën ta mbyll te Manchester City.
"Yaya e do Manchester Cityn, edhe pse nganjëherë ishte i mërzitur, ai është i lumtur në klub. Në fakt, unë do të doja që Yaya të qëndroj në City tërë jetën. Unë do të dëshiroja që ai ta mbyll karrierën këtu dhe pastaj të marrë ndonjë rol në klub”, ka deklaruar ai.
Kurse, sa i përket interesimit të Interit, Selcuk ka thënë: “Sheikh Mansour nuk do të shesë Yaya as për 250 milion funte. Jo vetëm Mancini, por edhe Mourinho e Ancelotti e duan Touren në ekip”.

No comments:

Post a Comment