Monday, February 23, 2015

Nesër studentët e UP-së bojkotojnë mësimin e marshojnë kundër rektorit

Grupi i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar se do ta bojkotojnë mësimin të martën nga ora 8:00 deri në orën 11:00, derisa nga ora 11:00 do të marshojnë nga Qendra e Studentëve drejtë Rektoratit të UP-së duke kundërshtuar disa vendime të rektorit Ramadan Zejnullahu.

Përfaqësuesi i studentëve, Shkodran Rexhaj, sipas KP, ka thënë në një konferencë për medie se disa vendime që i ka nxjerrë rektori kohëve të fundit, siç është moslirimi nga pagesa e disa kategorive të studentëve të UP-së, ndalimi i bursave për nivelin master të studimeve, numri i provimeve në afatin e prillit, numri i provimeve për ta fituar kushtin etj. janë vendime të papranueshme për studentët dhe se janë në dëm të tyre, andaj protestat nuk do të ndalen.
Rexhaj ka theksuar se do të jetë marshi më i madh studentor në 15 vitet e fundit, pasi që pakënaqësia e studentëve është shumë e madhe.
Rexhaj ka shtuar se për një marsh të tillë janë të njoftuara e institucionet e rendit, derisa ka shtuar se e kanë përkrahjen edhe të Parlamentit Studentor si dhe të organizatave tjera.

No comments:

Post a Comment