Friday, February 27, 2015

Hashim Thaçi dikur premtonte 300 euro për fëmijët e porsalindur

Për dallim prej Blerand Stavilecit shefi i tij partiak, Hashim Thaçi premtonte nga 300 euro për secilin fëmijë të porsalindur. Këtë premtim Thaçi e kishte dhënë në prill të vitit 2014, pak muaj para zgjedhjeve nacionale. Mirëpo, tash, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se ata që kanë të ardhura mujore prej 300 euro nuk duhet të bëjnë nga shtatë fëmijë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte pasur një pyetje para një viti për gjithë ata që janë prindër dhe familjarë. Kishte pyetur shokët në Facebook se a janë të mendimit se duhet t'u jepen nga 300 euro secilit të porsalindur në Kosovë.
Këtë pyetje sipas tij, po e bën në mënyrë që edhe vet prindërit të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Thaçi thotë se është në diskutim me ekspertët e demografisë dhe ekonomisë për një propozim të Qeverisë, që për çdo fëmijë të porsalindur të ndahen nga 300 euro për kujdesin shëndetësor dhe sigurinë familjare.
“Ky propozim synon shtytje për familje të reja dhe të porsamartuarit por edhe mirëqenien sociale të familjeve. Para ca javëve vizitova një kompani të re të dadove, kujdestareve të fëmijëve "Nina-Nana". Mësova se shumë çifte të reja po hezitojnë të krijojnë bashkësi për shkak të konsideratave ekonomike dhe shoqërore. Cili është mendimi i juaj?”, kishte shkruar Thaçi në prill të vitit 2014

No comments:

Post a Comment