Tuesday, February 17, 2015

Skandaloze: I hakmerren ish Presidentit, nuk e ftojnë për Ditën e Pavarësisë

Pas shkrimeve se Isa Mustafa dhe Hashim Thaci po e ngulfasin ekonominë, këta të dy kanë vendosur që t'i hakmerren Behgjet Pacollit, duke mos e ftuar në manifestimet për Ditën e Pavarësisë.

Në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, por edhe në manifestimet tjera që pritet të organizohen për nder të Ditës së Pavarësisë, udhëheqësit e institucioneve nuk e kanë ftuar ish Presidentin e vendit, z. Behgjet Pacolli.
Në anën tjetër në këto manifeste janë ftuar shumë personalitete nga bota, por edhe nga vendi.
Nuk dihet se pse saktësisht nuk është ftuar Pacolli, i cili deri dje ka qenë edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, por edhe President i vendit, për një kohë të shkurtër.
Lideri i AKR'së, ditëve të fundit, me anë të postimeve të tij në Facebook, dhe në rrjete tjera sociale, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministrin, Hashim Thaci, se po e ngulfasin ekonominë e vendit.
Pacolli ka shkruar, ditëve të fundit edhe për monopolet ekonomike në vend, si dhe ka ngritur dyshimet e tij për vjedhje të qëllimshme të rrymës, prej kompanisë turke KEDS, e cila është shumë e afërt me krerët e pushtetit.

No comments:

Post a Comment