Sunday, February 22, 2015

KEK-u kërkon borxhin

Dymbëdhjetë ditë doli jashtë funksionit njësia B1 e Termocentralit “Kosova B” që të kyçet brenda një pajisje e sistemit të ngrohjes për projektin e koogjenerimit. Gjatë kësaj kohe blerja e energjisë në pikë të dimrit kushtoi 3.7 milionë euro.

Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës pohojnë se ende nuk i morën të gjitha paratë nga Komuna e Prishtinës e Qeveria e Kosovës për importin e rrymës.
Katër milionë e 647 mijë euro janë ndarë nga Qeveria e Komuna për vënien në funksion të projektit të koogjenerimit.
Qeveria e Kosovës i pati ndarë 2 milionë e 500 mijë euro, kurse Komuna e Prishtinës 2 milionë e 170 mijë euro.
Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se e kanë kryer obligimin e vet, porse Qeveria ka nxjerrë dy vendime të ndryshme, derisa edhe 1 milion euro i kanë mbetur borxh KEK-ut.

No comments:

Post a Comment