Pas kësaj deklarata ka reaguar Kuçi, duke e quajtur lopë Dobrunën. Por, Kuçi ka vendosur të mos tregojë se si ishte dënuar me pushkatim dhe as për mënyrën se si ishte marrë vendimi.
Sidoqoftë, Partia e Ramush Haradinaj i ka quajtur shpifje deklaratat e Dobrunës.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh shqetësim për insinuatat anakronike, të dëmshme dhe plotësisht të pavërteta për një personalitet kombëtar, siç është Blerim Kuçi. Aleanca vlerëson se nxitja e debateve të tilla, e sponzorizuar nga njerëz që duan t’i largojnë mëkatet nga vetja, është fyese dhe e dëmshme. Aleanca është e befasuar se si mund të ndodh në vazhdimësi që, njerëzit që dikur i kanë shërbyer vendit, ta fusin veten në situata të tilla. Aleanca i rikujton gjithë opinionit publik, kudo, që familja Kuçi me gjenerata i ka shërbyer vendit dhe kombit dhe njëjtë ka vepruar edhe Blerim Kuçi, si një patriot dhe luftëtar i lirisë. Aleanca mburret që në radhët e veta ka një njeri të tillë”, ka reaguar AAK’ja.
Edhe Daut Haradinaj ka shkruar për këtë situatë dhe ka thënë se Blerim Kuçi do të mbetet simbol i luftës së UÇK’së.
“Kohët e fundit po ngrihet pluhur rreth Blerim Kuqit, dëshiroj të theksoj se kontributi i tij ka qenë dhe mbetet i pa prekshëm nga çdokush, aq më tepër kur sulmet vijnë nga njerëz që më së paku ju takon te flasin ashtu, sido që të jetë Suhareka dhe Brigada që e udhëheqi Blerimi është dhe do mbetet simbol i luftës së pastër të UÇK-së në këtë rajon”, ka shkruar Daut Haradinaj.
No comments:
Post a Comment