Sunday, March 1, 2015

Vjosa Osmani: Thaçi s’do të bëhet President

Vetëm pak ditë pasi Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se Thaçi do të bëhet President bazuar në marrëveshjen PDK-LDK, ka folur Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se do të bashkohen me deputetët tjerë për të bërë kuorumin për zgjedhjen e Thaçit President.


Nëse dështon zgjedhjet e liderit të PDK’së në krye të shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në prill të vitit të ardhshëm, edhe kur edhe i skadon mandati Atifete Jahjahës.
“Po është krejt e natyrshme që kundërshtimi im ka qenë një kundërshtim ndaj koalicionit në tërësi, që vota ime nuk do të shkoj për Hashim Thaçi president. Mendoj që Hashim Thaçi në krye të shtetit nuk do t’i bënte nderë Kosovës, prandaj edhe nuk shoh arsye për ta votuar. Dhe, shpresoj po ashtu që do të ketë një numër mjaftë të madh të deputetëve që do ta refuzojnë një propozim të tillë, duke pamundësuar edhe kuorumin në ditën kur vjen ky propozim në Kuvendin e Kosovës”, tha Osmani.
Deputetja e cila ishte më e votuara femër në zgjedhjet e fundit, thotë se nga ajo që sheh ajo, ka një vullnet mjaftë të madh të deputetëve që mos ta përkrahin Hashim Thaçin për president të vendit dhe të pamundësojnë kuorumin në ditën kur një propozim i tillë të shkoj në Kuvendin e Kosovës.
Osmani thekson se do të bashkëpunoj me secilin deputetë të Kuvendit, qoftë të LDK-së apo edhe të partive tjera, i cili mendon se ka kandidat tjetër më të mirë për president se sa Hashim Thaçi.
“Natyrisht që unë do të bashkëpunoj me secilin deputetë të Kuvendit të Kosovës pavarësisht a është nga LDK-ja apo nga partitë e tjera i cili apo e cila mendon njëjtë që Kosova ka kandidat me të mirë që të zgjidhen president të vendit. Dhe është krejt e natyrshme që unë mos ta votoj Thaçin për president sepse kam kundërshtuar që nga fillimi koalicionin dhe kam kundërshtuar marrëveshjen në tërësi, jo vetëm një pjesë”, shton ajo.

No comments:

Post a Comment