“Pres që kjo marrëveshje ndërmjet dy liderëve Thaçit dhe Mustafës të respektohet, sepse do të ishe parimore edhe para qytetarëve të Kosovës dhe para gjithë anëtarësisë së PDK-së dhe LDK-së që të ketë një konsensus politik. Në të kundërtën unë mendoj që është edhe në vullnetin e vet deputetëve të Kuvendit, votimi do të jetë brenda Kuvendit të Kosovës dhe pres që ne si deputet të reflektojmë. Unë besoj që ne si PDK do të jemi pro emërimit të Ministrit të Punëve të Jashtme Hashim Thaçi si president i Kosovës. Kjo mbetet të shihet sepse do të votohet në Parlament dhe do të jetë e hapur për opinionit publik”, theksoi deputetja Deliu.
Deputetja Deliu pret që edhe kuorumi brenda sallës do të jetë i nevojshëm që votimi të zhvillohet dhe Thaçi t’i marr votat e nevojshme për zgjedhjen në krye të shtetit për një mandat pesë vjeçar.(KP)
No comments:
Post a Comment