Monday, March 2, 2015

Skender Hyseni sot flet për migrimin ilegal

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të raportojë sot para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Hyseni disa herë ka theksuar se zgjidhja më e mirë dhe afatgjate është liberalizimi i vizave për Kosovën që mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrë dritën e gjelbër për të lëvizur lirshëm në zonën e Schengenit.
Po ashtu, sot gjatë ditës anëtarët e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të diskutojnë me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit lidhur me nismën e Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovë.

No comments:

Post a Comment